Lajm ‘mrekulli’/ Një fëmijë 2 muajsh shpëtohet pas 130 orësh nën rrënoja në Turqi

Në Turqi edhe pse kanë kaluar 6 ditë nga tërmeti tragjik, ende vazhdojnë kërkimet nën rrënojat  ku për fat të mirë shumë foshnje janë nxjerrë të gjallë.

I fundit ka qenë rasti i një foshnje dy muajshe e cila u nxor nga rrënojat pas 130 orësh.

Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar në Turqi në një postim në rrjetet sociale.
“Çdo ditë ka mundësinë e një mrekullie. Një foshnjë dy muajshe e varrosur nën rrënoja në Turqi u shpëtua pas 130 orësh”- tha ai.Mediat e huaja kanë raportuar se deri më tani 16 foshnja janë shpëtuar nga rrënojat dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Read Previous

Qeveria, plan masash për të nxitur protestat

Read Next

149 orë nën rrënojat e tërmetit, burri shpëtohet i gjallë