Lajm i Fundit/Rihapet çështja e Gërdecit/ Pranohet kërkesa për gjykimin e Fatmir Mediut

Gjykata e Posaçme e Apelit  ka pranuar kërkesën e SPAK për gjykimin e Fatmir Mediut, duke rrëzuar vendimin e shkallës së parë për ish-ministrin e Mbrojtjes.

SPAk kërkoi që Fatmir Mediu të gjykohet për shpërdorim detyre në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, por kjo kërkesë nuk u pranua dhe GJKKO vendosi për pushimin e çështjes me argumentin se ka kaluar  afati 10-vjeçar i ndjekjes penale.

Prokuroria e Posaçme e çoi çështjen në Apel, ku u pranua kërkesa për rihapjen e çështjes.

 

“Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46, të ligjit 98/2016 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.09.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm dhe të trashëgimtarëve të viktimës E.D., u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi, për çështjen penale nr. 212 akti, datë 03.09.2021 regjistrimi, ku Gjykata vendosi, të ndryshojë vendimin nr. 60, datë 27.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar kërkesën e Prokurorit të Posaçëm dhe revokoi vendimin e pushimit nr. 6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke i kthyer aktet Prokurorit të Posaçëm për të proceduar”, thuhet në vendim.

Read Previous

Frikë nga ‘vrima në zemër’ e BE -së ndërkohë që ‘Mbretëresha gjermane e Evropës’ largohet

Read Next

Lajm i Fundit/ Tërmet në zyrat e Hipotekës në Vlorë