Lajm i Fundit/ Gjykata Speciale publikon dokumentin/ Refuzon lirimin e Hashim Thaçit

Gjykata Speciale ka refuzuar garancinë e policisë së Kosovës për lirimin me kusht të ish-presidentit Hashim Thaçi. Një nga arsyet që përmendet në dokumentin e publikuar nga Gjykata Speciale, është mundësia për të ndërhyrë në procesin gjyqësor në Kosovë ku u shfaqën akuza se agjencia e Inteligjencës kishte dy agjentë të cilët dhanë dëshmi të fabrikuara.

Gjykata Speciale gjithashtu rendit lidhjet e kundërshtarëve politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste, sjellja e liderve të veteranëve të luftës së UÇK-së, përfshirë deklaratat e Fation Klinakut në verën e kaluar dhe krimet e supozuara.

Në dokument jepen edhe arsye të tjera si pasiguria dhe frika e dëshmitarëve të rastit.

“Dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast”, thuhet në dokument.

Po ashtu si arsye e refuzimit jepet edhe ndikimi i ish-anëtarëve të Shërbimit Informativ të Kosovës mbi Policinë e Kosovës.

/Faxweb

©Kumtari.al

Read Previous

Ja sa do të paguhet CEO i ri i Twitter, Parag Agrawal

Read Next

Ikja e të rinjve dhe familjeve, 52% e lejeve të qëndrimit në BE në 2020-n u dhanë për shqiptarët nën 19 vjeç