Ish-drejtoresha e koncesioneve Alda Klosi, në Ministrinë e Ekonomisë në kohën kur ministër ishte Arben Ahmetaj, është arrestuar mbrëmjen e sotme pas një dëshmie të gjatë në polici të ish-pastrueses së saj Rozeta Dobi.
Top Channel raporton se Dobi është marrë në pyetje ditën e sotme në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit. Alda Klosi akuzohet tani për pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash.
“Pashë shumë para, kam pastruar tetë shtëpi. Mi la ti fshihja. Shpesh i shikoja nëpër kuti” – cituan burimet e gazetres Anila Hoxha të ketë rrëfyer pastruesja Rozeta Dobi që akuzohet për vjedhjen e të paktën 120 mijë eurove.