Kushtetuesja i diskuton mandatin/ Zbardhet dokumenti i Xhaçkës drejtuar kryeministrit

Ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese seanca për shqyrtimin e kërkesës së opozitës për heqjen e mandatit të deputetes pë ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

“Euronews Albania” ka mundur të sigurojë dokumentin ku ministrja e Jashtme i ka kërkuar kryeministrit Rama që të mos jetë pjesë e mbledhjes së Këshillit të Ministrave të datës 2 mars 2022.

Në mbledhjen e qeverisë së kësaj date u diskutua dhënia e statusit të investorit strategjik për kompaninë në pronësi të bashkëshortit të saj.

Gjatë seancës, përfaqësuesi ligjor i Kuvendit, Erind Mërkuri, i kërkoi Gjykatës që të rrëzojë kërkesën e deputetëve të opozitës nën argumentin se veprimet e familjarëve nuk mund të përfshihem tek veprimet e deputetit, raporton “Euronews”.

Ndërkohë opozita ka argumentuar në kërkesën e saj se mandati i deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka është i pavlefshëm për shkak se bashkëshorti i saj ka përfituar pasuri publike me shpalljen si investitor strategjik nga Komiteti i drejtuar prej kryeministrit Rama.

Sipas raportit të opozitës, bashkëshorti i ministres Xhaçka me anë të kompanisë se tij  ka marrë status investitori strategjik nga qeveria në përdorim për 30 vjet një plazh në Dhërmi si dhe lejen për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në këtë sipërfaqe.

Read Previous

Këlliçi: Rindërtimi në Kombinat vjedhje me 3 turne

Read Next

AKSH-i në SPAK për sulmin kibernetik, PD: Të hetohet një prej skandaleve më të mëdha të qeverisjes Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *