Kush është Klodian Keqi, i kërkuari për vrasjen e sotme në Fushë-Krujë

Klodian Keqi është personi të cilin policia po e kërkon, pasi paraditen e sotme qëlloi për vdekje bashkëfshatarin e tij Luan Hushi, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

Por kjo nuk është hera e parë që emri i tij lidhet me një vepër kriminale.

Sikurse raporton televizioni “News 24”, edhe në vitin 2010 Klodian Keqi thuhet se ka tentuar të vrasë një tjetër person.

Bashkë me vëllanë e tij, Jetmir Keqi, kanë tentuar të vrasin me automatik Mustafa Dacin pasi familjet e tyre ishin në konflikt.

Ngjarja ndodhi pranë një karburanti në rrugën kryesore Fushe Krujë – Krujë.

Vrasja e sotme:

Ka ndërruar jetë në spital 55-vjeçari Luan Hushi nga fshati Zgërdhesh në Fushë-Krujë, që u plagos sot me armë zjarri pas sherrit me Klodian Keqin për drutë.

Luan Hushi nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra në bark dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Ndërkohë autori i plagosjes vijon të jetë në kërkim.

Read Previous

Berisha përkujton poetin Havzi Nela

Read Next

Po mbante fjalim për arritjet e presidentit, ndërron jetë papritur diplomati saudit, momenti dramatik bëhet viral në rrjet