Kurti për humbjen e zgjedhjeve : Rezultati erdhi si pasojë e disa defekteve të brendshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti doli në një konferencë për media, pas takimit me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq. I pyetur nga gazetarët, foli edhe rreth zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën dhe për rezultatin zhgënjyes të VV.

Kurti pranoi se rezultati erdhi si pasojë e disa defekteve të brendshme, por edhe nga bashkimi i të gjithëve kundër Vetëvendosjes.

 

 “Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhet t’i analizojmë më gjatë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LVV-së.

Administrimi i procesit zgjedhor nga KQZ ishte shumë i mirë, i urtoj të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje. Do të kenë shumë beteja dhe punë në përballje me krimin dhe korrupsionin posaçërisht në fushën e ndërtimit të egër ku paratë e mëdha në qytetet tona po shpërlahen duke shkatërruar me ndërtim të egër. Do të bashkëpunoj me ta në këtë betejë.”- tha Kurti.

©kumtari.al

Read Previous

Zgjidhet Drejtori i RTSH

Read Next

Ulsi Manja shkarkon drejtorin e SHKKB-s