Kujdes nga salmonela, lajini vezët e fshatit para përdorimit

Abdyl Sinani, ekspert i sigurisë ushqimore, tha në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania” se vezët e fshatit që bëhen nga pula të rritura në natyrë e kanë të verdhën në ngjyrë më të fortë.

Përveç benefiteve që ka organizmi i njeriut nga konsumimi i vezës, e cila është shumë e pasur me vitaminë A, ajo bart edhe rrezikun e salmonelës.

Eksperti këshilloi që në rastin e vezëve të fshatit, ato të lahen me ujë të rrjedhshëm përpara konsumimit.

 “Nëse e marrim vezën dhe s’e kemi larë me ujë të rrjedhshëm ajo ka rrezikun e salmonelës.

Në lëkurën e tyre ka salmonelë, kur do ta skuqësh duhet ta lash mirë. Nëse e tepron me vezën, vepron kolesteroli.

Nuk duhen konsumuar më shumë se 1-2 kokrra në ditë, nëse konsumohet më tepër është rreziku i kolesterolit”, tha eksperti.

Read Previous

Korrupsioni në Shqipëri/ TI: Të dënohen zyrtarë të korruptuar në nivele të larta!

Read Next

Skandali i përgjimeve/ Qeveria greke në fije të perit