Inteligjenca artificiale mund të parashikojë dhjetë vjet përpara infarktet e zemrës
Prej kohësh mendohej se ishte shumë lajkatare. Por portreti i Anne of Cleves i porositur nga Henry VIII ishte me të vërtetë një paralajmërim delikat për të mos u martuar me të, pohon një historiane arti.
Piktura e Hans Holbein përmbante mesazhe të fshehura se nusja e ardhshme, të cilën Henry nuk e kishte parë kurrë, ishte jo tërheqëse, tha Franny Moyle për Festivalin e Letërsisë në Cheltenham.
Kur mbreti u takua me Anne, thuhet se kishte akuzuar ambasadorët e tij se i kishin sjellë një ‘mare Flanders’ (Një pelë e një race flamande, zakonisht e fortë dhe me shtat të madh, dhe shpesh përdoret për të tërhequr trajnerë. Ky pseudonim mendohet se është përdorur për Anne Cleves sepse ishte shtat gjate dhe me kocka te forta) Ata ishin dërguar te Cleves në Gjermani për të dhënë një përshkrim me shkrim, por kur ata u ankuan se ajo mbante vello dhe jakë të lartë, Henry dërgoi piktorin Holbein për t’i bërë asaj një portret.
“Ju nuk të gjeni shumë portrete me fytyrë të plotë,” tha Miss Moyle.
“Unë mendoj se Holbein po thotë se i mungon dimensioni. Ajo është pak e sheshtë, është dhe pa tipare të veçanta. ‘

Ky portret i Anne of Cleves i porositur nga Henry VIII ishte një paralajmërim delikat nga artisti Hans Holbein që të mos martohej me të, ka pohuar një historian
/daily mail/
kumtari.al