Ksavi Hernandez: Barcelona nuk ka më kohë për të humbur

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Vijarealit, duke e shpallur qartë objektivin. Për Ksavin, Barcelona nuk ka më kohë për të humbur, ndaj rezultati i vetëm në qytetin e qeramikës është fitorja. Ksavi ka analizuar edhe paraqitjet e ekipit të tij, duke vënë re hapa pozitivë, por për të vlejnë vetëm pikët.

NDJESIA – “Jam shumë i kënaqur për mënyrën se si ka reaguar ekipi në dy përballjet e para. Po bëjmë presing të fortë dhe kemi fituar shumë topa, por kemi ende punë për të bërë, veçanërisht në sulm. Na mungon goli dhe kjo duhet rregulluar. Nuk mjafton vetëm të krijojmë, tani na duhen pikët. E nëse nuk shënojmë kjo do të jetë e vështirë”.

ANSU FATI – “Ka nisur të vrapojë, por nuk kemi ndërmend të rrezikojmë me të. Ansu është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe nuk duam ta humbasim sërish”.

DEMBELE – “Ndihet mjaft mirë. Ka luajtur një pjesë loje ndaj Benfikës duke bërë një paraqitje pozitive. Gjithsesi, do të shohim se sa do të luajë ndaj Vijarealit. Po flasim për lojtarë që vijnë nga dëmtimet dhe duhet të bëjmë kujdes”.

OPTIMIZMI – “E rëndësishme është që të gjithë jemi optimistë dhe i shohim gjërat me pozitivistet, por nëse nuk fitojmë përballë Vijarealit asgjë nuk vlen. Duhet të bëjmë kujdes, por të zbresim në fushë të bindur për ta fituar takimin”.

EDHE PEP NË VËSHTIRËSI – “E di se dhe kur ishte këtu Pep fillimi i tij ishte problematik. Skuadra shënonte pak. Kështu po ndodh edhe tani, por shpresoj që ta kalojmë edhe këtë ngërç, sepse lojtarët i shoh në formë dhe të gatshëm për të bërë gjithçka për të ndryshuar fatin e sezonit”.

SULMUESIT – Ksavi ka folur dhe për situatën e sulmuesve të Barcelonës, që duket se kanë humbur besimin në vetvete. “Ndoshta nuk janë në momentin e tyre më të mirë, por secili prej lojtarëve ka besimin tim, përfshirë sulmuesit. Unë mendoj se është më shumë problem përqendrimi sesa problem besimi”.

LOJA – “Për mua si trajner, puna me lojtarët e mi ka nisur në tetor dhe shpresoj që muajin e ardhshëm të gjithë lojtarët me të cilët punoj të jenë përmirësuar. Nëse të gjithë do të punojmë fort e do të përmirësohen kjo do të na afrojë me trofetë. Kjo vlen për të gjithë lojtarët dhe jo për individë të veçantë”.

BUSKETS – “Ai është një lojtar mjaft inteligjent dhe për mua mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm në ingranazhin e lojës së ekipit. Ai është busulla e lojës sonë, është një lojtar shumë i rëndësishëm në fushë dhe një kapiten i vërtetë”. ASNJË

GABIM – “E përmenda edhe më lart, se në ndeshjen kundër Vijarealit dhe jo vetëm, nuk ka vend për gabim. Në dy takimet e para që kemi zhvilluar kemi dominuar, kemi treguar mjaft anë pozitive, por kemi dhe shumë për të bërë”, ka thënë Ksavi.

Read Previous

Dega e PD Elbasan, publikon emrat, nga 409 delegatë, 272 kanë firmosur për 11 dhjetorin

Read Next

Spaho: Zyrtarët e strukturave vendore Korçë-Pogradec presion delegatëve për 18 dhjetorin