Kryeveprat e Picasso shiten afro 110 milionë dollarë në ankandin e Las Vegas

Njëmbëdhjetë vepra arti të Pablo Picasso-s që janë ekspozuar në një hotel në Las Vegas për më shumë se dy dekada janë shitur në ankand për gati 110 milionë dollarë.

Punimet, të cilat ishin në pronësi të MGM Resorts, u shfaqën në restorantin Picasso në Hotel Bellagio.

Por kompania tha se ankandi i së shtunës do ta ndihmonte atë të përmirësonte diversitetin e koleksionit të saj të arteve të bukura.

Ankandi paraqiti nëntë piktura dhe dy pjesë qeramike të artistit spanjoll, i cili vdiq në 1973.

Koleksioni përfshin më shumë se 50 vjet prodhim artistik.

Piktura e vitit 1938 “Gruaja në një beretë të kuqe-portokalli”, e cila paraqet të dashurën dhe muzën e Picasso-s, Marie-Thérèse Walter, arriti çmimin më të lartë të mbrëmjes me 40.5 milionë dollarë.

Fillimisht pritej të shitej për 20 deri në 30 milionë dollarë.

Një kryevepër tjetër – portreti në shkallë të gjerë i titulluar Homme et Enfant (Burri dhe Fëmija) – u shit për 24.4 milion dollarë.

“Me një lartësi prej afro 2 metrash, vepra e vitit 1959 është një shembull jashtëzakonisht mbresëlënës i arritjeve të Picasso-s gjatë kësaj faze të rëndësishme në karrierën e tij,” tha shtëpia e ankandeve, Sotheby’s

Në shitje u përfshi gjithashtu Nature morte au panier de fruits et aux fleurs, e cila u pikturua nga Picasso gjatë pushtimit nazist të Parisit në vitin 1942. Ajo u shit për 16.6 milionë dollarë.

“Megjithë shkatërrimin dhe vështirësitë e Luftës së Dytë Botërore, vitet midis 1940-44 rezultuan në një nga periudhat më të pasura të Picasso-s”, tha Sotheby./BBC/ 

kumtari.al

Read Previous

Milani ngjitet në krye të Serie-A

Read Next

SHBA heq vizat për Kroacinë