Kryetari i Bashkisë ndeshet në ring

Simao Peixoto, kryebashkiaku i Borba, në rajonin Amazonas të Brazilit,  zbriti në ring të dielën për t’u ndeshur me Erineu Alves Da Silva, ish-anëtar të këshillit bashkiak të qytetit.

U ndeshën për 13 minuta

Ndeshja ne3 ‘Arteve Marciale të Përziera’ (MMA) ndërmjet dy politikanëve rivalë u transmetua drejtpërdrejt në rrjetet sociale, ku Peixoto, 39 vjeç dhe Silva, 45 vjeç, luftuan ndaj njëri-tjetrit me të gjitha forcat.

Ndeshja, e cila i solli jehonë në mediat botërore qytetit të Borba, ku jetojnë rreth 41 mijë njerëz, zgjati tre sete dhe pas 13 minutash fitues doli kryebashkiaku aktual Simao Peixoto.

Me sy të mavijosur, kryetari shpall fitoren

Pasi kishte mundur kundërshtarin e tij, 39-vjeçari Peixoto ka festuar fitoren me një foto të syve të nxirë pas ndeshjes.

Kritikoi Parkun Ujor dhe kishte kërkuar duel

Mediat lokale raportuan se lufta e madhe filloi kur Erineu Alvas Da Silva, me nofkën Mirico, kritikoi parkun ujor të ndërtuar në qytet dhe kërkoi një duel me Kryetarin e Bashkisë.

“Gjithmonë jam gati për luftë, e fitoj përherë”

Pasi Da Silva e kishte sfiduar, Kryetari Peixito iu përgjigj me nje status në Facebook, dhe kërkoi që ndeshja të bëhej në paraninë e kamerave duke thënë:

“Unë nuk jam boksier rrugësh. Unë jam Kryetari i Bashkisë së Borbas. Por, nëse ai vërtetë kërkon të ndeshet, edhe unë jam i gatshësh. Unë fitoj gjithmonë.”

Brezilya da belediye başkanı ile başkanı eleştiren meclis üyesi ringde kapıştı #2

Biletat u shitën për 100 dollarë

Ndërkohë që në rrjetet sociale publikoheshin video nga pregatitjet për ndeshjen Mix Martial Arts MMA,  kur u afrua dita e ndeshjes, ata që donin të shihnin ndeshjen iu desh të blinin biletë, i cila kushtonte 100 dollarë.

Sipas një vendimi të marrë më 2009, në ndeshjet Mix Martial Arts MMA, është e ndaluar gjuajtja me kokë, tërheqja e flokëve, kapja për fyti, kafshimi apo pështyerja e të tjera veprime si këto.

©Kumtari.al

Read Previous

Çmimi rekord për një apartament në Hong Kong

Read Next

Koka nuk është koka!