Kryeministri Rama në Egjipt; Si do ta presë “vëllai” i tij këtë vizitë?

Prej dy ditësh kryeministri Edi Rama ndodhet në Egjipt, ku është takuar me krerët më të lartë të shtetit, mes tyre edhe me Presidentin Abdul-Fattah Sisi, për të cilin kryeministri nuk i kurseu falenderimet edhe publikisht gjatë konferencës për mediat.

Sot media Egypt Indipendent ka zbardhur detaje nga vizita e Ramës dhe takimi me Presidentin egjiptian. Gjatë takimit zhvilluar në Pallatin Presidencial u prekën tema të tilla si bashkëpunimi ekonomik, rritja e shkëmbimit tregtar dhe rritja e investimeve reciproke në sektorë të ndryshëm. Sisi diskutoi rëndësinë e konsultimeve të rregullta politike me Shqipërinë gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Rama ka nënvizuar dëshirën e tij për të avancuar bashkëpunimin dypalësh me Egjiptin.

“Kryeministri shqiptar shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për Presidentin Sisi, duke theksuar forcën e lidhjeve historike midis dy vendeve mike. Ai shprehu aspiratën e vendit të tij për të avancuar bashkëpunimin dypalësh me Egjiptin në të gjitha fushat, veçanërisht në dritën e përpjekjeve të palodhura të Egjiptit për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, si dhe rolin kryesor që Egjipti luan në nivelin rajonal në Lindjen e Mesme dhe Detin Mesdhe. Kryeministri shqiptar tha se ishte i etur për të ndjekur zhvillimin e paprecedentë që Egjipti po përjeton nën udhëheqjen e Presidentit Sisi, në vitet e fundit, dhe interesin e vendit të tij për të përfituar nga përvojat frymëzuese egjiptiane në këtë kontekst për t’i zbatuar ato në Shqipëri”, shkruan media “Egypt Indipendent”.

Egjipti, qysh prej rënies së Mursit nga pushteti, dhe ardhjes së Sisit në krye të vendit, ka patur mardhënie tepër të acaruara me Presidentin e Turqisë, Tajip Erdogan.

Erdogan ka mbështetur me retorikë por jo vetëm, Vëllazërinë Myslimane, së cilës i përkiste Mursi, por edhe ka qenë një sponsorizues i islamit politik. Gjë e cila ka sjellë përplasje dhe acarim të mardhënieve midis tij dhe Sisit.
Shto këtu edhe marveshjen me Greqinë për Mesdheun.

Kjo vizitë e Ramës në Egjipt, deklaratat e Erdogan kundës Sorosit për ndërhyjeve të tij në Shqipëri siç e ka cilësuar ai, a mund të jenë prelud i një krisje të mardhënieve vëllazërore Rama – Erdogan?

Gjasat janë që po.  Gjithsesi të presim të shohim, pasi siç ka dëshirë Rama të perceptohet, ai mund të jetë edhe ndërmjetës për të pajtuar Sisin me Erdoganin.

Read Previous

El Clasico dominohet nga madrilenët

Read Next

Konkurrencë dhe bashkëjetesë