Kryeministri i Kanadasë i jep fund martesës 18 vjeçare

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, i konsideruar si një ndër kryeministrat më tërheqës në botë dhe shpesh i përfolur për flirtet me Ivanka Trump, kur babai i saj ishte president, ka vendosur të ndahet nga gruaja.

Trudeau dhe gruaja e tij Sophie Gregoire Trudeau vendosën t’i japin fund me njëri-tjetrin pas 18 vitesh martesë.

Në një deklaratë të shkurtër të bërë nga zyra e kryeministrit në Instagram, thuhet se pas “shumë bisedash kuptimplota dhe të vështira” dyshja “kanë marrë vendimin për t’u ndarë”.Çifti tha se do të mbeten “një familje e ngushtë me dashuri dhe respekt të thellë” në një postim në Instagram.

“Si gjithmonë, ne mbetemi një familje e ngushtë me dashuri dhe respekt të thellë për njëri-tjetrin dhe për gjithçka që kemi ndërtuar dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë”, tha Trudeau në postimin e tij, të cilin e ndau edhe llogaria e Sophie.

Konsiderohet si një ndër kryeministrat më tërheqës

Ata u martuan në Montreal në vitin 2005 dhe kanë tre fëmijë së bashku. Në një deklaratë, zyra, Trudeau tha se ndërsa çifti kishte nënshkruar marrëveshjen e ndarjes, por ata do të vazhdojnë të dalin publikisht.

Read Previous

Fansat e Shakirës e kanë halë në sy Pique/ Ja rrengu që i punojnë

Read Next

Fytyrat më tërheqëse në botë/ Njerëzit me raca të përziera që do t’ju magjepsin