Kryeministres së Finlandës i dolën foto nga një klub nate / Kërkon falje që nuk është izoluar

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin i kërkoi falje publikut të mërkurën pasi u shfaq një foto e saj në një klub nate pas testimit pozitiv të ministrit të Jashtëm për Covid-19.

“Kam bërë gabim. Duhet ta kisha shqyrtuar situatën më me kujdes,” tha Marin në një intervistë televizive nga transmetuesi publik Yle të mërkurën mbrëma.

Marin tha se vendosi të mos të privohet nga e dala të shtunën pasi iu tha se ishte ekspozuar ndaj koronavirusit një ditë më parë, shkroi ajo në Facebook të hënën pasi një revistë finlandeze me thashetheme publikoi një foto të saj në një klub nate të mbushur me njerëz.

©Kumtari.al

Read Previous

Mbrojtja kundër Omicron përmirësohet me tre doza vaksinash, thotë Pfizer

Read Next

E shkarkoi nga detyra KPA, reagon Luan Daci: do të drejtohem deri në Strasburg për të drejtën time!