Kryemadhi: Vota për Veliajn është votë dëm për një njeri që e pret qelia

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë thirrje për të mos i dhënë votë Erion Veliajt, pasi është votë për një njeri që e pret qelia.

Kryemadhi fton Veliaj që ‘t’i dalë për zot firmës punëmadhi i Tiranës, të mos flasë nga zyra e bunkerizuar por të bëjë transparencë’.

Reagimi i Monika Kryemadhit:

Një votë për Erion Veliajn e inceneratorëve është votë dëm për një njeri që e pret qelia.

Ngaqë e pret qelia, ndaj dhe është strukur në zyrë dhe lëshon vrer televiziv me regji të komanduar ndaj atyre që bëjnë transparencë për abuzimet e tij.

E ftoj kryemashtruesin e bashkisë të shkojmë bashkë në Sharrë e t’i tregoj nga afër çfarë shërbimi mizerabël paguan ai me 29 Euro/Ton i cili dhe krenohet. Garanti i pagesës është Erion Veliaj, me firmën e tij, fatin e koncesionit gjatë procedurës koncesionare e ka ndryshuar i vetëm Ai! Epo, ne transparencën kemi në dorë bazuar në dokumente me firmë dhe vulë.

T’i dalë për zot firmës punëmadhi i Tiranës, të mos flasë nga zyra e bunkerizuar por të bëjë transparencë.

Read Previous

Tiranë/ Familjarët e pacientit dhunojnë mjeken, 2 të arrestuar

Read Next

Mediu: Rinisja e hetimeve e stisur politikisht

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *