Kryemadhi- Veliajt: Sa të peshon dora more qerrata, një firmë 91 milion euro

Ish kryetarja e LSI vazhdon publikimin e dokumenteve për aferën e incenerstorëve.

Ditën e sotme ajo ka bërë përgjegjë direk Erion Veliajn për inceneratorin e Tiranës.

Firma e pa ligjshme e tij ka mundësuar incenerstorin e Tiranës, shprehet Kryemadhi.

Postimi i plotë

Sa të peshon dora mor qerrata, 1 firmë për inceneratorin e Tiranës = 91 milionë Euro të qytetarëve të vendit. Erion Veliaj është rrënja e inceneratorit korruptiv të Tiranës. Firma e paligjshme e tij ka mundësuar miratimin e koncesionit korruptiv, i cili ka lidhur taksat e qytetarëve të Tiranës deri në vitin 2047!

Këtë vlerë “të artë” që ka pasur firma e Veliaj, e tregon më së miri, ministri i Financave në shkresën e radhës për procedurën koncesionare: “Referuar shkresës nr. 8275/1 prot., datë 27.03.2017, me anën e së cilës Kryetari i Bashkisë Tiranë është shprehur parimisht dakord për rolin e kësaj Bashkie referuar studimit të fizibilitetit, shprehemi pa komente për sa kohë që financuesi dhe përfituesi kryesor i projektit është Bashkia Tiranë.”

Revolucioni Antikorrupsion do t’i zhdukë përgjithmonë këto firma zyrtarësh publikë me vlera të frikshme, për koncesione fiktive, që i ngjajnë skemave mafioze më të sofistikuara.

Read Previous

Aludimet për Metën/ Berisha: Akt i turpshëm hakmarrje nga Rama

Read Next

(10) Kiko miraton programin Koncert në fund të Korrikut!