Kryemadhi përgënjeshtron Bardhin e PD, mashtrues pervers

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhit se kryesia e PD i ka propozuar listën e përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

Kryemadhi ka kërkuar shpjegime se kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI  listën e përbashkët, në cilën ditë dhe orë ka ndodhur.

Kryetarja e LSI ka hedhur akuza në drejtim të PD se ka mashtruar publikisht kur ka djegur mandatet se ka për të pasur në krah kancelarja Merkel dhe PPE, dhe tashmë i shtohet publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara.

‘Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij’, shkruan Kryemadhi në Facebook.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Një pyetje për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD: Kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI  listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe orë? Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij.

Read Previous

3- mujori i tretë, 6 qarqe të vendit më rënie natyrore të popullsisë, lindjet në rënie të shpejtë

Read Next

Danny Fenster: Gjykata e Mianmarit dënon gazetarin amerikan me 11 vjet burg