Kryemadhi nxjerr certifikatën e Metës: PL do ndihmojë SPAK-un edhe për inceneratorët

Monika Kryemadhi ka publikuar certifikatën personale të kreut të Partisë së Lirisë me gjeneralitetet Ilir Metaj.

“Partia e Lirisë ka vendosur ta ndihmojë SPAK-un. Që të mos i nxjerrë në punë me urdhër, që të firmosin shkresa të gatshme Endri Fuga, po ua mundësoj unë certifikatën personale të Ilir Metës, se si pamje e njihni edhe vetë,” – shkroi Kryemadhi në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Ajo shtoi se do vijojë të ndihmojë SPAK-un edhe për inceneratorët.

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta.

Përmes një njoftimi për mediat SPAK sqaron se ka kërkuar nga KQZ një kopje të formularit të vetëdeklarimit për Ilir Metën ‘si pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri’.

 

Read Previous

Vasili: SPAK punon me urdhër të Ballës për shashka

Read Next

Hetimet e SPAK për Metën/ Berisha: Edi Rama je i pa shpresë