Kryemadhi: LSI do të vazhdojë pa kompromis misionin e saj

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vinuar takimet në degët e LSI në rrethe.

Ndalesa e radhës ka qenë në Korçë në jë takim me struktuarat dhe me simpatizantë.

LSI do të vijojë pa ndalim misionin e saj, në përfaqësimin pa kompromis të interesit më të lartë të qytetarëve… shprehet Kryemadhi në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

“Sot në qytetin e Korçës, ku të gjithë janë të qartë mbi arsyet e vërteta të masakrës elektorale, që lejuan vazhdimin e mandatit të qeverisjes aktuale. Qytetarët e ndjejnë në përditshmëri, peshën e rëndë të këtij monopoli mbi jetën politike, pasojat e të cilit ndihen mbi të gjitha nga ekonomitë e familjeve shqiptare. Një stabilitet i keqqeverisjes, që dita ditës zbras vendin nga të rinjtë, forca punëtore dhe shtresa e mesme. LSI do të vijojë pa ndalim misionin e saj, në përfaqësimin pa kompromis të interesit më të lartë të qytetarëve. Çdo shqiptar është i ftuar të na bashkohet, për të ndërtuar bashkë një alternativë të besueshme që i përgjigjet siç duhet nevojave të vendit”- shkruan ajo.

©Kumtari.al

Read Previous

Përkeqësohet situata e koronavirus në vend / Ministrja e shëndetësisë firmos vendimin e rëndësishëm

Read Next

Devijohet trafiku sot dhe nesër në Tiranë / Ja akset që përfshihen