Krimet zgjedhore/ Regjistrohen 31 kallëzime penale, pjesa më e madhe në Elbasan. Gjashtë persona të arrestuar

Deri më tani në lidhje me krimet zgjedhore janë vënë në pranga 6 persona, ndërkohë që 3 procedime penale i kanë kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion.

Në vijim të masave administrative dhe procedurale të ndërmarra nga Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore për periudhën para dhe pas zgjedhore, prokuroria është angazhuar për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, në kompetencë lëndore të juridiksionit të përgjithshëm.

Deri në datën 18.05.2023 Prokuroritë e Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm kanë raportuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, mbi veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve si më poshtë:

5 kallëzime penale në Prokurorinë e Elbasanit;

4 kallëzime penale në Prokurorinë e Vlorës;

4 kallëzime penale në Prokurorinë e Beratit;

3 kallëzime penale në Prokurorinë e Durrësit;

3 kallëzime penale në Prokurorinë e Kukësit;

3 kallëzime penale në Prokurorinë Gjirokastër;

2 kallëzime penale në Prokurorinë Fier;

2 kallëzime penale në Prokurorinë e Dibrës;

2 kallëzime penale në Prokurorinë Tiranë;

1 kallëzim penal në Prokurorinë e Korçës;

1 kallëzim penal në Prokurorinë Shkodër; dhe

1 kallëzim penal në Prokurorinë Sarandë.

Read Previous

Eksperti: Vjen në Shqipëri “Telefoni 0” për përgjime

Read Next

Inflacioni i lartë, pensionet reale në qytet u ulën me 6% në 2022-shin