Inteligjenca artificiale mund të parashikojë dhjetë vjet përpara infarktet e zemrës
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se pandemia COVID-19 nuk ka përfunduar ende dhe se bota ka një rrugë të gjatë derisa të vijë ai moment.
“Kemi pothuajse 50.000 vdekje në javë bazuar vetëm në shifrat e raportuara. Pandemia është larg përfundimit”, tha kreu i OBSH-së në Samitin Botëror të Shëndetit në Berlin.
“Ne kemi të gjitha mjetet e shëndetit publik që na duhen, por bota nuk i ka përdorur mirë”, tha ai, duke theksuar se pandemia do të përfundojë atëherë kur bota do të zgjedhë t’i japë fund asaj.