KQZ gjobit dy kryebashkiakë të PS-së

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, dhe ai i Kamzës, Rakip Suli, u gjobitën nga Komisioni Qendror Zgjedhor për shkelje të Kodit Elektoral.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Llatja dhe Suli kanë postuar në faqet zyrtare të bashkisë aktivitete të tyre politike.

Celibashi vendosi sanksione edhe për raportuesit e aktiviteteve në KQZ në Bashkinë Devoll dhe Cërrik, pasi kanë shkelur afatin e deklarimit.

KQZ sanksionoi edhe kryetarin e Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” në Berat, pasi shpërndante në faqen e institucionit postime elektorale.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, urdhëroi mbylljen e menjëhershme të zyrave të hapura në afërsi të KZAZ-ve.

Read Previous

Euro bie përsëri poshtë 111 lekëve, në një rekord të ri historik

Read Next

PD thirrje Drejtorit të Policisë dhe OSBE-ODHIR: Banditët me uniformë shantazhojnë opozitën