Kosova dhe Serbia, e Shqipëria si spektatore.

Redaksionale

Serbia është shteti më gjakatar në rajonin e Ballkanit, për asnjë përgjakje të shkaktuar nuk ka kërkuar falje askund.

Shqiptarët janë populli që e kanë pësuar më shumë prej tyre, dhunën, vrasjet masive e çdo poshtërsi paramilitarësh gjakatarë.

Vërtetë shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës NATO-s për çlirimin e Kosovës, po edhe mirnjohja ka limite.

Fundja çfarë ka dashur Perëndimi kanë bërë shqiptarët.

Po s’ka qëndrim më të poshtër në botë se qëndrimi që mban Perëndimi për rastin e fundit që po ndodh veri të Kosovës.

Në vend që t’i bëhet presion Serbisë për nxitje aktesh dhune dhe lufte, Perëndimi njëzëri i bën thirrje Kosovës për maturi e për tërheqje.
Kosova vetëm po zbaton një marrëveshje të negociar nga Perëndimi, asgjë më shumë, edhe këtë me shumë vonesë.

Ndërsa vendet perëndimorë barazojnë Kosovën me Serbinë.

Serbia është armatosur deri në dhëmbë nga Rusia dhe e ka dislokuar të gjithë forcën e saj në kufi me Kosovën.

Perëndimi sërish i bën thirrje Kosovës të tërhiqet.

Ku të tërhiqet Kosova, ku të shkojë???

Njësitë e Ushtrisë Serbe janë në gatishmëri të lartë luftarake në garnizonet e Rashkës dhe Novi Pazarit.

Lajme të shumta raportojnë nga terreni se njësitë e blinduara ushtarake Serbe nga Rashka po lëvizin drejt vijës administrative të Kosovës.

Një shtet që ka përgjakur rajonin, bashkëpunon ngushtë me Rusinë, armike strategjike e Perëndimit, sërish përkëdhelet nga politikanët perëndimorë.

Përse ndodh e gjithë kjo?

Kjo ndodh pasi politikat perëndimore ka kohë që nuk janë me politika shteti, por politika privati, politika lobingjesh.
Politika të cilat me një grusht para ndërrojnë sot për nesër.

I gjithë qëndrimi i Perëndimit në këtë situatë tregon se lobi serb është fuqizuar shumë dhe ka investuara para të madhe në Perëndim, investim i cili po dëmton rëndë interesat shqiptare.

Dhe, në gjithë këtë absurd, më absurd është qëndrimi i Tiranës zyrtare, as mish as peshk.
Një qëndrim i fikur dhe ngurrues. Ndërkohë që duhej të ishte i ashpër dhe i pa ekuivok, dy shtete shqiptare do duhet t’i vendosin bllokadë Serbisë dhe provokimeve të saj të poshtra. E ndërkohë edhe Perëndimit t’i bëhet e qartë se mirënjohja ka limite e nuk do të thotë të durosh dhunën e presionin e pa arsyeshëm në mënyrë permanente.

Ne jemi vendas në këto troje, nuk jemi ardhacakë, e si të tillë duhet të sillemi si komb.

Read Previous

Situata në veri/Reagon Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel

Read Next

Këngëtari i mirënjohur, Ilir Shaqiri, ka lajmëruar se do të vijë së shpejti për publikun me një libër të ri.