“Korrupsioni në bashki penalizon qytetin”/ Këlliçi: Të ngremë zërin dhe të revoltohemi

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi, deklaron se korrupsioni në bashki u kushton shumë qytetarëve dhe qytetit, nga i cili përfitues janë vetëm një grusht njerëzish.

Këlliçi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen, të ngrenë zërin ndaj atyre që shtojnë pasurinë dhe privilegjet mbi kurrizin e njerëzve.

Në mesazhin e tij ai thekson se po të bëhen bashkë me 14 maj mundin korrupsionin.

“Korrupsioni në Bashki penalizon qytetin dhe qytetarët. Ështe një fenomen që na kushton të gjithëve. Përfitues janë vetem një grusht njerëzish, të gjithë të tjerët humbasin. Duhet të ngremë zerin, të revoltohemi ndaj atyre që shtojnë pasurinë e privilegjet mbi kurrizin e njerëzve. Po të bëhemi bashkë e mundim korrupsionin. Me 14 maj fiton qyteti dhe qytetarët!”, shkruan Këlliçi.

Read Previous

Gomari veshgjatë, bostani dhe zorraxhiu i Tiranës

Read Next

Njeri i pacipë që sillet rrotull nëpër sheshe