Korrupsion/ Drejtori i Postës së Dibrës

Drejtori i Postës së Dibrës, Ilir Vraniçi dhe Xhevdet Doda, me detyrë kryetar i Zyrës së Shërbimeve dhe Marketingut,  janë arrestuar për shpërdorim detyre.

Prokurorja Xhoana Mehmetaj ka firmosur urdhër-arrestin edhe për ish-punonjësin e postës Gazmir Hasi, i cili akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim dokumentesh.

Ky person, sipas hetimeve, ka vjedhur rreth 6 milionë lekë të reja nga pensionet e qytetarëve dhe ndihmat ekonomike.

Gazmir Hasi nuk eshtë arrestuar ende, ndërsa është shpallur në kërkim policor.

Dy ish-shefat e tij, të dy 64 vjeç, akuzohen se kanë pasur dijeni për veprimet e vartësit të tyre, ndërsa në dokumentacionet e plotësuara nga Hasi, ka parregullsi. 33-vjrçari Hasi dyshohet se ka vjedhur masat e pensionit dhe të ndihmës ekonomike, si dhe ka falsifikuar mandat-pagesat duke firmosur në emër të përfituesve.

Read Previous

Rama fut bashkitë në ‘regjim’ online: Shërbimet vetëm me e-Albania!

Read Next

‘Udhëheqja’ shpall bashkitë model dhe kritikon Tiranën e Durrësin