Kontrolli teknik i automjeteve nga privati te shteti: Shërbimi është rritur, toleranca ndaj defekteve është ulur!

Kalimi i kontrollit të automjetet nga një koncension i gjatë privat tek shteti, tani po bën realisht pjesën vjetore të saj.

Megjithatë, siç mësohet deri tani, ky proces nuk ka sjellë ndonjë anomali, apo një traumë, por gjërat po ecin në linjë të përgjithshme normale. Lehtësim në këtë logjikë ka bërë edhe ndryshimi i radhës së kolaudimit; ku prioritet kanë ato automjete që janë më të brishta në rrugë si kamionët, automjetet e udhëtarëve apo ato të shërbimeve, që janë në rend të parë në krahasim me automjetet private.

Koncensionari, kishte një rend ndryshe që lidhej thjesht me logjikën ekonomike të pagesës.

Blendi Gonxhe ka emëruar drejtor të sektorit të kontrollit teknik një nga ekspertët më të mirë të fushës, një ninxhinier mekanik me përvojë, Drakuli Lumi, i cili është edhe zv.dekan në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Në Durrës.

Inxhinier Lumi, përmend thelbin e idesë së tij për kontrollin teknik.

“Ne nuk do të kalojmë automjete që kanë probleme që mund të sjellin pasoja, do të jemi rigorozë. Dhe këtë e kemi bërë të ditur me vepra gjatë punës sonë. Ku në radhë të parë jemi treguar jo selektivë, por ekzigjentë në automjetet e shërbimit dhe të udhëtorëve, por edhe me automjetet private.

Nuk ka si të kalojë në kontroll një makinë që nuk funksionon. Nga ana tjetër, ne do të jemi, e në fakt edhe jemi çdo ditë sa më të sjellshëm e të përkushtuar për të dhënë një shërbim të njëjtë për të gjithë”.

Drejtoria e Kontrollit teknik ka bërë një grafik të paraqitjes së automjeteve, që secili mund ta gjejë online. Por duhet thënë se ndryshimi nga një subjekt privat tek një ent publik deri tani nuk se ka pasur një traumë. Madje grupi i ri drejtues po mundohet të japë një shërbim sa më publik, edhe pse fluksi është i madh.

“Ne do të jemi të rreptë për të zbatuar ligjin, ama do të jemi gjithmonë të butë në komunikimin dhe sqarkimin e qytetarëve që të zbatojnë pikërisht ato pika që ligji kërkon. Përkushtimi ynë është maksimal”, thotë Lumi… /TemA/

Read Previous

Kandidati për kryeministër në Bullgari: Do t’ju çoj në hapësirë, do shikojmë yjet

Read Next

Raporti i të dërguarit special për vendbanimet në Bregun Perëndimor përplas OKB-me në Izraelin