Kongresi i PS shkarkon 61 kryetarët e partisë

Asambleja e Partisë Socialiste ka shkarkuar kryetarët e degëve të partisë. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri u shpreh se brenda prillit do të miratohen rregullat për zgjedhjen e kryetarëve të rinj dhe procesi pritet të përfundojë brenda qershorit.

“Kemi për të miratuar vendimin që u miratua në asamblenë që ka të bëjë me ndërprerjen e mandatit 4 vjeçar të kryetrarëve aktualë të partisë. Brenda 30 prillit do të miratohen rregullat për përzgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve dhe ky proces do të përfundojë brenda qershorit. Kërkoj që meqë janë marrë masat për votimin, kërkoj që deputetët, kryetarët e partisë, anëtarët e asamblesë, drejtuesit politike të marrin masa që të gjithë të shkojnë të marrin pjesë në votim”, u shpreh Gjiknuri.

Read Previous

Rama përsërit edhe në Kongres përgjegjësinë individuale për inceneratorët

Read Next

Presidenti Ilir Meta ironizon Kongresin: U mblodh për t’i thënë socialistëve duhet të shkoni të gjithë në burg