Konfiskimi i “Prestige Resort”,Hysenbelliu: Nga Rama pret gjithçka

Presidenti i Hysenbelliu Group, Irfan Hysenbelliu ka folur pas vendimit të qeverisë për konfiskimin e “Prestige Resort”. Presidenti i grupit tha se nga një njeri i sëmurë çfarë nuk pret. Hysenbelliu shtoi se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar që ti bëj presioni një ish-ministrit të jashtëm.

Hysenbelliu:

Ndjehem shumë i qetë sepse nga një njeri i sëmurë çfarë nuk pret. Kohë më parë janë botuar kartela psiqike të tij, nuk doja të hyja në detaje. Raportet e mia me kryeministrin thonë se kemi pasur marrëdhënie të mira. Ne kemi pasur debate. Kjo sepse ai tjetër gjë ka brenda vetes, tjetër gjë reflekton.

Ai është i zi në shpirt. Kohë më para, bashkë me shefin e IKMT që kishte Bashkia, çonte Policinë, sidomos kur shkoja jashtë shtetit me familjen dhe i mbante me ditë të tëra aty. Kur shkova në SHBA i vuri tritolin se acarohet me veten. Këto ditë kam qenë në një nga hotelet më të rëndësishme në Athinë dhe ai ishte me familjen atje. Aty shkëmbeheshim si ata të nëndetëses 105. Edhe kur dilte në korridor e humbiste, pse e shqetëson aq shumë atë njeri. Unë nuk kam qenë nga ata botues që të bëj nga ato presione që ai do. Po them vetëm për një ministër të jashtëm, ai më thoshtë bëj një presion, ma çoi me SMS. Si mundet një ministri të Jashtëm ti bëja presion, kur ai kishte vizion dhe respekt. Po iu them vetëm 0.01% të Edi Ramës. Unë mbaja ekuilibër se jam biznesmen se kam 2000 e ca veta të punësuar dhe duhet të paguhem.

Read Previous

Aksidentet e shumta të urbanëve në Tiranë/ Fitimet para jetës së njerëzve

Read Next

Hysenbelliu: Rama kërkoi që të shisja News 24 ashtu siç u shit ABC News!