Koncesioni 100 mln dollarësh i sterilizimit, Ilir Beqaj përgjegjës për caktimin e pikëzimit

Zbulohen të tjera dokumente që provojnë paracaktimin e fituesit të koncensionit 100 milionë dollarësh të sterilizimit të instrumentave kirugjikale të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 13 shkurt 2015, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja rezulton të ketë nxjerë urdhërin për nisjen e procedurës konçesionare të sterilizimit të instrumentave kirugjikale.

Por, rezulton se sërisht në datën 26 Maj 2015, Ministri i asaj kohe, Ilir Beqaj, ka firmosur këtë dokument, që ka kualifikuar me pikët zyrtare dy nga kompanitë garuese në këtë konçesion, “Action Laundry” dhe “Servizi Italia”.

Përmbajtja e një dokumenti tregon se Ministri i Shëndetësisë dhe Komisioni i Vlerësimit të Ofertava i ngritur prej tij, ka vlerësuar me pikë më shumë “Servizi Italia”.

Çuditërisht, vlerësimi me më shumë pikë, është bërë për një kompani që ka dhënë çmimet më të larta, në raport me ofertat ekonomike të paraqitura nga “Action Laundry”. Në dokument thuhet se përsa i përket planit të riinvestimit, ofertuesit kanë paraqitur ofertat 849 milion lekë të vjetra të dhënë nga “Action Laundry” dhe 2 miliard e 89 milion lekë të vjetra të dhënë nga “Servizi Italia”.

Dhe sipas metodologjisë së vlerësimit të pikëve, kjo e fundit është vlerësuar me 12 pikë, ndërsa kompania tjetër garuese me 0.51 pikë.

Një kakofoni shifrash dhe vlerësimesh janë mbështetur në një sërë kriteresh, ku në fund Ilir Beqaj, ka firmosur të shpallë fituese Bashkimin e Operatorëve Ekonomikë, “Servizi Italia”, që përfaqësohej nga miku i tij, Ilirjan Rrapaj.

Në total kompania fituese e konçesionit 100 milion euro ka marrë 73.98 pikë, ndërsa kompania humbëse 42.83 pikë. Megjithëse grupi i kompanive që përfaqësoheshin nga “Action Landeri” u ankua pranë Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, duke renditur një sërë shkeljesh në përllogaritjen e pikëve, KPP vendosi të pranojë ankesën duke kthyer mbrapsht në Ministrinë e Beqajt praktikën e miratimit të koncesionit.

Pas këtij vendimi detyrues, procedura e mbledhjes së pikëve është mbajtur në datën 28 shtator 2015 dhe pikërisht në atë ditë është shpallur fituesi, ku sërish ka qenë bashkimi i operatorëve “Servizi Italia”. Këtë herë kjo kompani ka marrë më shumë pikë se në vlerësimin e parë, ku nga 73.98 në 91.03 pikë, rreth 22 pikë më tepër. Pas këtij vlerësimi të dytë,

Beqaj ka firmosur dhe kontratën me kompaninë në fjalë, duke i hapur rrugën implementimit të konçesionit 10 vjeçar për sterilizimin e instrumentave kirurgjikalë. /Ora News/

Read Previous

Meta publikon drejtuesit e parë të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi Sekretar i Përgjithshëm…

Read Next

I.M nuk është nga Skrapari