Konçensioni i Butrintit/ Auron Tare nxjerr letrën e UNESCO-s drejtuar autoriteteve shqiptare

Auron Tare ka publikuar sot letrën që UNESCO u ka dërguar autoriteteve shqiptare lidhur me çështjen e menaxhimit të Butrintit.

Tare i cili ka mbajtur qëndrim të fortë kundër planeve të qeverisë për dhënien me koncesion të këtij parku për një periudhë 10-vjeçare një fondacioni të huaj, zbulon detaje të kësaj letre.

Tare shkruan se UNESCO ka kërkuar listën e Autoritetit Shtetëror që do të Administrojë këtë Pasuri Botërore por në përgjigjen e marrë m%sojnë se “autoriteti shtetëror” janë CEO-ja i një fondacioni privat dhe ministrja e Kulturës.

“Fakt

Në sqarim të opinioni publik po postojmë letrën që UNESCO i ka dërguar autoriteteve shqiptare në lidhje me mënyrën e re të propozuar për Manaxhimin e Butrintit. Mund të lexoni se UNESCO kërkon listën e Autoritetit Shtetëror që do të Administrojë këtë Pasuri Botërore të UNESCO.

Po kush janë autoriteti shtetëror? CEO i AADF. Profesor Richard Hodges, një jurist i pa njohur në fushën e Trashëgimisë dhe Ministrja e Kulturës. Lexuesit mund të gjykojnë vetë mbi këtë çështje.

Për hir të transparencës publike do ishte me interes të lexonim përgjigjien e Ministrisë së Jashtme dhënë UNESCO.

Po kështu në këtë letër lexohet qartë se AADF ka informuar UNESCO se do të investojë me Butrint 21 milion USD. Shumë kjo që nuk thuhet më nga Ministrja e Kulturës.

21 milion usd është një shumë e pa mundur për investim në zonën A3 pasi një investim i tillë do të kishte impakt të pa rikuperueshëm në këtë sit.”- shkruan Tare ndërsa publikon letrën.

Tare e ka kundërshtuar vazhdimisht planin për dhënien me koncesion të Butrintit duke thënë se nuk ka asnjë model në Evropë të këtij lloji.

Gjatë intervistave të tij, Tare është shprehur se është e rrezikshme të japësh me koncesion trashëgiminë kulturore, ndërsa thekson se asnjë studiues shqiptar nuk është pyetur mbi këtë temë./hashtag.al

Read Previous

Helsinkit aplikon për të hyrë në NATO

Read Next

Milani apo Inter? Sonte mund të vendose fati i Seria A