Kokalari: Pompeo në Tiranë për para

Evi Kokalari shprehet se për vizitën në Tiranë, ish-sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka marrë një shumë të majme monetare.

Në një postim në FB, anëtarja e Komisionit të Rithemelimit zbulon dhe detaje nga vizita e Pompeos, i cili është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë socialistë.

Kokalari shkruan se Mike Pompeo është në Shqipëri në kapacitetin e një personi privat dhe kjo nuk është vizitë zyrtare.

Ajo shton se Mike Pompeo është në Tiranë për të dhënë një fjalim tek një komunitet jo Shqiptar, të cilën po e bën në këmbim të një shumë të majme parash, dhe nuk ka ardhur as për qeverine e Ramës, as për opoziten falco me seli tek rruga Elbasanit, dhe as për 100 vjetorin e miqësise midis Shqipërise dhe Amerikës.

Sipas saj, ardhja e tij është kordinuar me ambasadën siç bëhet zakonisht në këto raste dhe Ms. Kim ka organizuar disa evente për të, ku hyn dhe konferenca me grupin parlamentar sot, si dhe një çmim te organizuar nga UT dhe kjo me pagesë.

“Mos bini preh e filmave që duan t’ju seshin në mbështetje të luftës kundër opozitës Shqiptare. Z. Pompeo i është dërguar një shpjegim i detajuar i ngjarjeve politike të fundit në Shqipëri dhe nuk është këtu për të përkrahur axhendën politike të askujt. Për arsye sigurie, informacionet e tjera mund t’i shkruaj mbas largimit të tij nga Shqipëria”, përfundon ajo, duke postuar dhe një foto ku shquhet teksa pozon krah Mike Pompeos.

Read Previous

Skandali me publikimin e pagave/ Rama: Ishte pasqyrë e një deformimi të madh

Read Next

Rama: Këshillim kombëtar nëse duhet të bëhen publike pagat e punonjësve