Koha për një President në Shqipëri si Gauck, Herzog ose Weizäcker!

Nga Myqerem Tafaj

Edhe pse ndryshimet regresive në Kushtetutën tonë, të bëra nga kjo shumicë, fatkeqësisht e kanë zbehur shumë rolin e Presidentit në Shqipëri, funksionet kryesore kushtetuese ngjajnë me modelin e Presidencës së disa vendeve si p.sh. Gjermania.

Situata tejet e polarizuar politike dhe tronditja e thellë e ekuilibrit politik në vend në kuptimin e pjesëmarrjes sê qytetarëve të të gjitha bindjeve politike në qeverisje, edhe per shkak të bojkotit tê zgjedhjeve vendore dhe lënies së mandateve nga opozita, si dhe standarteve të pamjaftueshme të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, mendoj se kërkojnë një Kryetar shteti, i cili gëzon një besim shumë të madh të qytetarëve dhe opinionit tonë publik si dhe autoritetin e mjaftueshëm për të qëndruar mbi palët dhe për ti ulur ata në bisedime për marrëveshje mbi reformat e mëdha që i duhen vendit tonë, në mënyrë që ai të përballoj me sukses sfidat shumë tê mëdha politike, ekonomike dhe sociale në rrugën e integrimit europian të vendit.

Në situata të tilla, për detyrën aq të lartë të Kryetarit të Shtetit, edhe vendet e zhvilluara kërkojnë shpesh, nga jashtë politikës, figura të shquara publike, zakonisht intelektualë shumë të njohur, mundësisht edhe me pêrvojë internacionale. P.sh. Gjermania e ka bërë një zgjedhje të tillë me Präsidentin Gauck, edhe pse CDU dhe SPD ishin në koalicion të madh dhe kishin shumë figura dinjitoze për detyrën e Presidentit. Apo përzgjedhjet e intelektualëve elitar si Weizsäcker apo Herzog si presidentë, apo thirrja, me dakortësinë gjithë partiake, e Kohler për të lënë postin e drejtorit të FMN dhe për tu zgjedhur si President i RFGj, janë disa shembuj vetëm nga Gjermania. Ka plot shembuj të tjerë të ngjashëm në vende të tjera, si zgjedhja e Präsidentit të Italisë Mattarella.

Shqipëria ka plot figura të shquara, jo politike, njërêz të ditur, nga fushat e shkencës, kulturês, artit, diplomacisë dhe profesioneve të lira, të cilët gëzojnë besimin e publikut dhe mund ta përmbushin, më së miŕi, detyrën e lartë të Kryetarit të Shtetit, si dhe ta përfaqesojnë me dinjitet të plotë Shqipërinë edhe në arenën ndërkombëtare. Plot emra më vijnë ndërmend. Një prej tyre p.sh Akademiku dhe mjeku i shquar Prof Dr Mentor Petrela, një intelektual elitar me reputation internacional, formim perëndimor dhe poliedrik, humanist edhe për shkak të profesionit, i njohur mirë, jo vetëm nga qytetarët dhe opinioni publik shqiptar, por edhe nga politika. A nuk do ti bënte nder vendit një President që pêrfaqëson elitën intelektuale të vendit tonë. Unë mendoj se po. Vetëm se politika duhet ta pranoj një figurë elitäre në krye të Shtetit dhe ta respektoj atë, të bashkëpunoj me të për reformat e mêdha që i duhen vendit. Madje, mund të fillohej me rivendosjen e funksioneve kushtetuese të një Kryetari Shteti në një Republikë Parlamentare.

Read Previous

Në vetëm një vit, popullsia e Shqipërisë bie me 1.3%

Read Next

Takimi Rama – Aljev: sot, dy, dhe 9 vjet më parë