Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ankimon vendimin e KAS në Kolegjin Zgjedhor

Ditën e djeshme KAS rrëzoi kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të vendosur emrin e ish-kryeministrit Sali Berisha në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 majit.

Por ky vendim është ankimuar ditën e sotme në Kolegjin Zgjedhor. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka shkuar në Kolegjin Zgjedhor, ku kërkon që Sali Berisha të vendoset si drejtues i koalicionit në fletën e votimit.

Kujtojmë se më parë, Partia e Lirisë ka depozituar në KQZ kërkesën për regjistrimin e emrit të Sali Berishës si drejtues i koalicionit.

Por KAS rrëzoi në mbledhjen e djeshme kërkesën për të regjistruar koalicionin me drejtues Berishën.

Read Previous

Sheshi Skënderbej me nënkalim, Meta: Këlliçi çliron Tiranën nga ankthi i trafikut

Read Next

Të shtëna me armë në Laç, qëllohet me breshëri drejt një biznesi