Klop: Momenti më i bukur i ndeshjes ishte minuta e 7-të, jemi me Kristiano Ronaldon

 Gazeta Kumtari 

Jyrgen Klop shijoi një tjetër paraqitje të madhe të djemve të tij ndaj një rivali historik dhe tani pret me shpresë që të gabojë Mançester Siti. Ishte mbrëmja perfekte dhe tekniku gjerman e nis me atë që ndodhi në minutën e 7-të, kur i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për t’i qëndruar pranë Kristiano Ronaldos në këtë moment të vështirë në jetë.

Për gjermanin ishte ky momenti më i rëndësishëm i ndeshjes dhe jo katër golat e shënuar nga skuadra e tij.

 

“Minuta e shtatë i pa të gjithë të tregonin klas. Ka shumë gjëra më të rëndësishme në jetë sesa futbolli. Ishte një mendim për Kristianon dhe familjen e tij”, tha Klop.

Pastaj nuk mungon asnjë batutë për Tiago Alkantarën. Ai mendoi se u dëmtua kur spanjolli la fushën në pjesën e dytë. Dhe pasi shkoi të ulej në stol mesfushori shkoi të sqaronte trajnerin se çfarë kishte ndodhur:

“Tiago kishte grisur pantallonat. Mendova se mos kishte ndonjë gjë tjetër, ndonjë dëmtim, por është gjithçka në rregull”. Komenti i tij për ndeshjen: “Unë mendoj se Junajtid mund të kishte pasur një ndeshje shumë të mirë, por për shkak të kundërpresingut tonë, i cili ishte fantastik, kjo nuk ndodhi.

Ne presim shumë nga vetja. Më pëlqyen 70-75 minutat ndaj Junajtid, ishin absolutisht të shkëlqyera. Na u desh të përshtateshim pak në pjesën e dytë. Është e qartë që Junajtid është në një situatë të vështirë.

Por fitoret tona 9-0 realisht që nuk më interesojnë. Ky është një rivalitet historik dhe nuk do të zgjasë përjetësisht”./Panoramasport

Read Previous

“Mehmet Shehu ishte agjenti i anglezëve me pseudonimin ‘BAB008’”/ Zbulohet dosja në kasafortën sekrete të Hysni Kapos

Read Next

Abazoviç formon kabinetin qeveritar të Malit të Zi