Klodiana Lala zbulon personin që mund të zbërthejë skemën e zhdukjes së Ervis Martinajt

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për misterin që rreth fatin e Ervis Martinajt.

Gjatë një interviste për Nisida Tufën, gazetarja ka zbardhur dhe skemën e policisë, e cila sipas saj po mundohet të godasë të gjithë njerëzit e Ervis Martinajt.

Gjithashtu theksoi se nëse Jeton Lami do të zbërthehej, atëherë mund të dilni në dritë fakte që do të çonin në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Policia po përpiqet të tregojë që po punon dhe se të nesërme mund të ketë informacion për fatin e Ervis Martinajt. Zhdukja e mistershme e Ervis Martinajt është ndër ngjarjet më të rënda kriminale dhe më të vështira për t’u hetuar nga policia. Jo vetëm për shkak të pozitës së tij, por ishte një person në kërkim, kishte ndërthurur krimin, politikën e biznesin. Dhe për këtë do të jetë një sfidë e policisë dhe se besoj se është shumë larg të paturit një provë konkrete për të provuar fatin e tij.

Mendoj që nuk është fare prenë zbardhjes sepse do të duhet të provohet nëse Ervis Martinaj e ka inskenuar dhe ta arrestosh, apo është rrëmbyer e vrarë sikurse pretendon familja të gjesh trupin e tij.

Por policia është duke goditur të gjithë njerëzit pranë tij me qëllim që nëse e ka inskenuar të mos ketë mundësi të marrë ndihmë. Sepse nëse ndërpret burimin financiar kushdo person qoftë edhe bosët e organizatave mafioze në botë një moment të caktuar mund të dorëzohen sepse në një moment mund të dorëzohen sepse do të duhet të kërkojnë mënyra të reja për t’u fshehur.

Por fakti që nuk ka asnjë lëvizje dhe të dhëna kontradiktore, kur bëhen verifikime nuk ka prova të tjera. Personi që ishte kutia e Pandorës Jeton Lami vendosi të mos fliste. Pranoi që e kishte shoqëruar, tregoi se njihte 10 vite më parë. E ka takuar rastësisht më kërkoi ta dërgoja deri në Durrës, por nuk di asgjë. E kam kthyer të nesërmen deri në Vorë, por më pas nuk di asgjë. Por kam bindjen se nëse Jeton Lami do zbërthehej do të zbulonte rreth zhdukjes së mistershme të Ervis Martinaj”, ka thënë Lala.

Read Previous

Berisha i vendosur: Do të shkojmë në KQZ të regjistrohemi për zgjedhjet e 14 majit

Read Next

Lëvizjet tektonike do shkaktojnë një tjetër tërmet 7.4 ballë, i kërcënuar edhe rajoni