Kim vlerëson projektin e TAP, i cili u realizua gjatë qeverisjes Berisha

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është e pranishme sot në një takim me një grup kompanish “lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE”.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka vlerësuar projektin e gazsjellësit TAP, një projekt i mbështetur dhe lobuar fort nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Të gjithë kemi parë që pushtimi i Rusisë ka bërë të qartë se diversifikimi  i energjisë nuk mund të presë. Rusia ka kërcënuar dhe ka fikur dhënien gaz të Polonisë dhe Bullgarisë. Për këtë kemi nevojë për më shumë gazsjellësa.

SHBA dhe Evropa po përballem me sfida të reja, shpresojmë që diskutimet e sotme të adresojnë probleme reale.

Rajoni duhet të gjejë zgjidhje krijuese së bashku për të gjetur rrugë për sigurinë energjetikë dhe klimatike.

Kjo është një arsye pse u ndërtua Gazsjellësi Trans Adriatik. I lirë prej ndikimit negativ të Rusisë. Kjo është arsye se pse SHBA janë në një partnerit të ngushtë me Shqipërinë në projektin LNG Vlorës . Më kujtojnë ditet e ftohta te shkurtit 2020 kur iu bashkuam ministres Balluku në diskutimin e LNG për rajonin. Dy vjet më pas ne po shohim  një projekt  të zhvilluar për të sjellë furnizime me gaz në Evropë përmes Shqipërisë dhe gazsjellësit Trans Adriatik”-tha ndër të tjera Kim.

Read Previous

Shqipëria drejt pavarësisë energjitike/ Rama: Ëndrra e gjatë e Skavicës po realizohet

Read Next

Tre manipulime me peticionin kundër Yuri Kim