Kievi zgjohet nën breshërinë e raketave ruse

Kievi është zgjuar këtë të diel në sulmin e raketave ruse.

Disa shpërthime janë dëgjuar në agim të ditës së sotme në Kiev, raporton “Kiev Independent” përcjell Kumtari.

Sipas asaj që u raportua në rrjetet sociale, shpërthimet ishin më të shumta dhe shkaktoheshin nga raketat ruse. Për momentin nuk dihet nëse ato kanë përfunduar në objektiva apo nëse janë kapur nga kundërajrorë.

Paralajmërimi për sulmin ajror ka rënë disa herë gjatë natës në kryeqytetin ukrainas.
‘U dëgjuan katër shpërthime, tani ka tym të zi mbi qytet. Raketat goditën ndërtesat e banimit, ende nuk ka informacion për viktima,’ shkroi në Twitter deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko për sulmin me raketa që ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 6:30 me orën lokale në Kiev.
Sipas raporteve nga kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, njerëzit që banonin në ndërtesat e prekura u shpëtuan dhe u evakuuan, por ka midis tyre të mbetur nën rrënoja dhe të plagosur rëndë.

Read Previous

“Jam mamaja e vërtetë e Putinit”,- dëshmia e një të moshuare gjeorgjane.

Read Next

A po futet planeti Tokë në një thatësirë katastrofike?