Këshilli Kombëtar i PD vendos si do hyjë në zgjedhjet e 14 majit

Zbardhet vendimi i marrë në Këshillin Kombëtar të PD-së për regjistrimin e në zgjedhjet e 14 majit, pasi Gjykata e Apelit riktheu çështjen e vulës në Gjykatën e Faktit për rigjykim.

Mësohet se Partia Demokratike ka vendosur të futet në zgjedhje me koalicion. Gjithashtu, është përjashtuar mundësia për kandidatë të pavarur.

Kujtojmë se në nisje të mbledhjes, kreu i PD-së, Sali Berisha tha se demokrëtët nuk do të tërhiqen, por do të hyjnë në zgjedhjet vendore.
Ai deklaroi se PD është një e vetme dhe bëri thirrje që të mbështeten kandidatët e dalë nga primaret.

Read Previous

Berisha: Pse e hoqi Rama ‘paruke’?

Read Next

Kiko raporton konferencën ndërkombëtare të Stabilitetit