KESH hoqi ishullin prane fshatit Vau Dejes pa VNM dhe pa degjesa publike

Gjate vitit 2017 kompania publike e prodhimit te energjise KESH financoi punime civile per heqjen e ishullit me te madh qe ndodhej ne Rezervuarin e Spatharit. Fotot ajrore deshmojne zhdukjen e ishullit qe sherbente njeheresh edhe si nje habitat i vlefshem mjedisor pasi ishte nje pyll i dendur me shelg dhe shkurre ujedashese.

Foto: Ishulli ne fshatin Vau i Dejes ne 2017 dhe heqja e tij ne 2018

Foto: Punime civile pa leje mjedisore per heqjen e ishullit me vegjetacion nga fshati Vau i Dejes

Punimet civile zgjaten disa muaj dhe kushtuan disa miljone euro. Kompania KESH hezitoi disa muaj te jepte pergjigjet qe nje avokate e pavarur i drejtoi. KESH u pergjigj ndaj pyetjeve vetem pasi avokatja e pavarur depozitoi me shkrim nje ankese tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Edhe pas kesaj, disa pyetje direkte mbeten pa pergjigje, si per shembull sa ishte volumi i pergjithshem i sedimenteve, dherave dhe vegjetacionit te hequr, procedura e heqjes dhe vendet e sakta se ku u depozituan keto mijera ton sedimente./kumtari.al

 

Read Previous

Meta: Nëse ka incenerator në Sharrë, iki nga politika

Read Next

Ja rrugët për faqe të zezë pak km jashtë qendrës së Tiranës sapo bie shi