Kërkohet 1 vit burg për kryebashkiakun socialist

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg për fshehje të dënimit me 3 vite në Greqi në formularin e vetëdeklarimit, ndërsa la hapësirë, që nëse i pandehuri jep pëlqimin të aplikohet neni 63 i Kodit Penal, punë në interes publik për 150 orë. Më herët autoritetet greke dërguan letërporosinë me procedimin penal të dënimit të Ismailajt me 3 vite burg për dy vepra penale.

Kryebashkiaku socialist i denoncuar nga Partia Demokratike, u dënua në vitin 2000 me vendim të formës së prerë nga një gjykatë greke, me 3 vite burg për rrahjen e një personi.

Read Previous

Albin Kurti vendos kushte për asosacionin

Read Next

Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia ish-sekretarin e Pergjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *