Këngëtari i mirënjohur, Ilir Shaqiri, ka lajmëruar se do të vijë së shpejti për publikun me një libër të ri.

Siç njofton vetë këngëtari dhe shkrimtari Shqiri në rrjetin social Facebook, ky libër do të jetë një përmbledhje partiturash të këngëve të tij.

Shqiri shkruan në Facebook:

“Duke hedhur një shikim përfundimtar mbi partiturat e 200 këngëve nga opusi im muzikor (prej 643), të cilat i ka përzgjedhur Korabi dhe do t’i botoi në një libër prej 700 faqesh.
Aty do të gjeni notat muzikore, shenjat harmonike, tekstet e këngëve dhe autorët e tyre, autorët e kompozimeve dhe orkestrimeve, interpretuesit e këngëve, vitet kur janë realizuar ato dhe ku, si dhe prononcimet e bashkëpunëtorëve ndër vite: Fahri Beqiri, Xhevdet Gashi, Valton Beqiri, Naim Gjoshi, Naim Krasniqi, Adem Gashi, Edmond Zhulali, Nikollë Nikprelaj, Isa Qosja, Burim Krasniqi, Shaqir Hoti, Dilaver Kryeziu, Fatmir Makolli, Kastriot Tusha dhe Zef Kakoca.

Redaktor letrar: mr. sc. Arben Veselaj 

Redaktor muzikor: prof. Valton Beqiri.” 

 

Kujtojmë se, Ilir Shaqiri është këngëtar, autor tekstesh dhe shkrimtar. Ai është autor i 619 këngëve të lehta, popullore dhe folklorike, ka marrë pjesë në më shumë se 1000 koncerte dhe përmbi 900 prej tyre janë humanitare.

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Autor i muzikës së 17 filmave dokumentarë. Ka botuar 34 albume muzikore dhe 4 video-albume me këngë. Në vitin 2012, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Republikës Shqipërisë botoi albumin muzikor me 100 këngë të përzgjedhura. Ilir Shqiri mban titullin “Naim Frashëri i Artë” nga Presidenti e Republikës së Shqipërisë, akorduar në vitin 2011.

Read Previous

Kosova dhe Serbia, e Shqipëria si spektatore.

Read Next

EMIGRANTI- “THE IMMIGRANT”, GAZETA QË ANATEMOI FAIK KONICËN