Këmbimi valutor/ Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot: Dollari vijon të jetë i “fortë”, çfarë po ndodh me euron

Dollari amerikan ka pësuar një rënie të lehtë në raport me fillimin e javës, duke u blerë këtë të mërkurë me 113.7 lekë dhe duke u shitur me 115 lekë.

Monedha europiane sakaq është vijon të mbetet në nivele të njëjta që nga fundjava duke u blerë me 116.8 lekë dhe shitur me 117.4 lekë.

Edhe Paundi britanik ka shënuar një rënie të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me javën që lamë pas blihet sot me 136.2 lekë dhe shitet me 137.8 lekë.

Franga zvicerane ka vijuar të mbetet në të njëjta nivele pas forcimin të vlerës që pati në fillim të javës, duke u shitur me 117.2 lekë dhe duke u blerë me 118.1 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.

Read Previous

Një vështrim i thelluar mbi sulmin kibernetik që hodhi poshtë Shqipërinë online

Read Next

Rusia intensifimon sulmet mbi Kharkiv