Këlliçi: Veliaj paguan Bollinon për fushatë me paratë e korrupsionit të inceneratorit të Tiranës

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi denoncoi nga foltorja e Kuvendit se Erion Veliaj blen mediat me milionat e inceneratorëve.

Këlliçi publikoi me dokumente pagesat e kryera nga Klodian Zoto i inceneratorëve, për median e Carlo Bollinos, Report Tv.

Gjithçka është kryer me porosi të Erion Veliajt.

Madje, në një email të publikuar nga kandidati demokrat vihej në dijeni Klodian Zoto që Report Tv kërkonte në 17 prill 2021 buxhet shtesë për fushatë elektorale (mbaheshin zgjedhjet parlamentare), kërkesë e cila është aprovuar nga Zoto.

Image

Emaili ku Klodian Zoto konfirmon pagesën për Carlo Bollinon

“Emaili i parë në datën 17.04.2021 i dërguar nga zonja Juliana Muça, përfaqësuese e Stela Gugalljas tek Klodian Zoto. Emaili thotë: “Po ju nis faturën e Report Tv se ka një ndryshim me sa më tha Matilda që kanë kërkuar buxhet shtesë me rastin e fushatës”. Lutemi për konfirmim. Çfarë fushate ka patur në 17 prill 2021? Besoj se qytetarët e dinë, kanë qenë zgjedhjet e përgjithshme. Kush kërkoi buxhet shtesë për fushatën? Kush incenerator është i regjistruar tek Integrated Energy BV SPV? Është inceneratori i Tiranës. Kush është mbrapa? Është Erion Veliaj. Kush ka qenë drejtues politik në Tiranë në 2021? Është Erion Veliaj. Dhe kush është përgjigjja që kanë marrë nga Klodian Zoto? Është vetëm Po, në orën 14:55, 17.04.2021, përgjigjja është Po. Po-ja është kjo fatura këtu, 10 mijë euro, që Veliaj përmes inceneratorit të Tiranës ia paguan Carlo Bollinos“, u shpreh Këlliçi.

 

Blerja e mediave me paratë e korrupsionit të inceneratorëve ka qenë dhe mbetet një praktikë e Erion Veliajt, pasi kështu blihet heshtja për megaaferën dhe njëkohësisht mediat vihen në dispozicion të orekseve politike të kandidatëve dhe partisë në pushtet sa herë ka zgjedhje.

Read Previous

Zgjedhjet vendore/ Edi Rama vizitë në Presidencë, takim me Bajram Begajn

Read Next

Urbani i “Tiranës së Re” përplaset me mjetin “Audi” në Astir