Këlliçi u përgjigjet kritikëve për posterin: Një drejtor i Veliaj kushton 25 mln euro, po pres reagim

Një poster i tij kundër korrupsionit shkaktoi polemika të shumta. Por kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, i ftuar në “Ora e Betit” thotë se ata që u shqetësuan ndaj luftës pa etikë të tij ndaj korrupsionit ëhstë mirë që të jenë po aq të zellshëm ndaj denoncimit të tij të bërë sot, ku sipas tij një drejtor i Veliaj u kushton qytetarëve të Tiranës 25 mln euro.

Belind Këlliçi: Pasi bëra një denoncim ende jam në pritje të reagimeve të këtyre që ishin shqetësuar, shoqatave, urdhrit të psikologut, personazheve publike që kanë profile fake që keqpërdorin komunitetet fetare, ish-ambasadorëve shqiptarë në Amerikë të diskretituar nga SHBA se kanë vjedhur fondet e rindërtimit të godinave të Ambasadës, ku janë këta në lidhje me Mariglen Qaton që na kushton 25 mln euro. Vetëm një drejtor i Erion Veliaj na kushton 25 mln euro. Ku janë këta? Se i shoh shumë të qetë. Këta që u shqetësuan nga lufta ime pa etikë ndaj korrupsionit.Ku janë? Jam në pritje të reagimeve të tyre.

Read Previous

Gara për Tiranën, Këlliçi fton kundërshtarin politik në një debat bilancesh dhe vizioni për qytetin

Read Next

Deklarata politike e një kleriku/ Reagon Malltezi: Flet për moralin e gishtave dikush që vendosi flamurin e partisë në minaren e xhamisë