Këlliçi tregon arsyet pse janë shtyrë zgjedhjet në FRPD

Kryetari në detyrë i Forumit Rinor të PD ka treguar arsyet pse Basha i ka shtyrë zgjedhjet e këtij formu prej dy vitesh.
Ai saktëson se e ka kërkuar Basha shtyrjen e zgjedhjeve për shkak të tërmetit të 2019, pandemisë dhe zgjedhjeve lokale e qëndrore.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

FRPD dhe LDG janë organizata partnere të PD-së. Secila vepron me statutin e saj dhe riorganizohet nëpërmjet votës së lirë, e jo prej vullnetit personal të kryetarit të partisë.

Ndihem i keqardhur që kryetari Basha e trajtoi mungesën e zgjedhjeve në FRPD si një letargji të qëllimtë nga ana jonë.

Dëshiroj të sqaroj anëtarësinë e FRPD dhe të PD, si dhe të gjithë demokratët brenda dhe jashtë vendit, se ka qenë kryetari Basha që ka sugjeruar shtyrjen e procesit të zgjedhjeve për shkak të tërmetit shkatërrues të Nëntorit 2019 dhe aksionit tonë në terren për t’iu gjendur afër qytetarëve.

Gjithashtu, prej karantinës dhe masave shtrënguese anti-Covid19 që paralizuan lëvizjen e lirë dhe veprimtaritë ekonomike, sociale e më gjerë.

Me nisjen e vitit elektoral 2021, na u kërkua prej tij të përqëndronim të gjithë energjitë tona në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit, ku i tërë forumi rinor u angazhua në çdo qytet, lagje, rrugicë e fshat, për të fituar zgjedhjet dhe për të bërë Kryeministër Lulzim Bashën.

Jemi të hapur për riorganizimin e brendshëm të FRPD, menjëherë sapo PD të zgjidhë problemet e veta me mendimin ndryshe në parti. Gjëja e fundit që i shërben PD në këto momente është një përçarje e rradhës mes të rinjve apo zonjave demokrate.

Read Previous

ALARM GLOBAL! Si të shpjegohet se çfarë po ndodh sot?

Read Next

Nisa djalin për në stan- Me pahir e me vërtik- Unë e nisa për çoban- Ai më kthehet “akademik”