Këlliçi: Transporti publik falas i kushton vetëm 6,8% buxhetit të Bashkisë

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, ka shpjeguar me detaje sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, premtimin e tij madhor që bëri bujë dhe me të cilin e hapi fushatën e tij elektorale: Transport publik falas për të gjithë qytetarët e Tiranës.

Këlliçi i dha përgjigje, pyetjes kryesore që i bënë qytetarët, se ku do të gjendeshin paratë për këtë zotim kaq madhor.

Dhe kandidati Belind Këlliçi bëri sot një shpjegim dhe përllogaritje të thjeshtë: “Ky premtim që unë kam dhënë, i cili prek 200 mijë qytetarë në ditë, në ditë në Tiranë, i kushton buxhetit të bashkisë Tiranës pas 14 majit, kur të bëhet falas, 16,5 milionë euro në vit! Gjithë vitin. Në një buxhet bashkie që është 240 milionë euro!!! Pra, 6,8% të buxhetit kushton ky premtim,” tha ai.

“Unë jam i fokusuar 100% te qytetarët, – tha Këlliçi. –  Unë jam i bindur që tek kjo situatë ku jemi, me këtë makineri propagande përballë vetëm me një revolucion shumë të fortë, me premtime konkrete, që prekin jetën e qytetarëve, mund t’i ndërgjegjësojmë ata që po, po, i dilet!

Nuk e ka pritur njeri, kam përshtypjen se e kam kapur në befasi pjesën dërrmuese.

Tirana ka nevojë për një premtim epokal, ka nevojë për një zgjidhje revolucionare për sa i përket tranportit publik, për sa i përket trafikut.

Në bazë të të gjithë sondazheve, pse ka ardhur Belind Këlliçi sot me këtë premtim?!

Vij pas dy muajsh takimesh intensive në terren, ture dëgjimi që në çdo cep e lagje të Tiranës, në çdo rrugicë, qytet e fshat, në pjesën dërrmuese të takimeve, qytetarët ankohen për trafikun, ankohen për mungesën e hapësirave të parkimit, për ndotjen, për mobilitetin në qytet, për kaosin që krijohet në qytet dhe një nga pikat kryesore që kanë ata si shqetësim kur vjen puna te ankesa kryesore që është kostoja e lartë e jetesës në Tiranës, është transporti publik, është trafiku i rënduar, stresi, koha e harxhuar, fëmijët azmatikë.

Duhet ta dimë që Tirana ka numrin më të lartë të fëmijëve azmatikë në Europë. Tirana është një nga dhjetë qytetet më të ndotura, një nga kryeqytetet më të ndotura të Evropës, e thonë raportet ndërkombëtare, e thotë NUMBEO, nuk e them unë.

Cila do të ishte zgjidhja?! Se duhej një zgjidhej revolucionare. Se sa i kushton qytetarëve? Se e gjithë pikëpyetja e qytetarëve të shqetësuar është ku do të gjenden paratë? E gjithë pikëpyetja është “sa kushton?”

Dëgjoni vetëm kaq: Ky premtim që unë kam dhënë, i cili prek 200 mijë qytetarë në ditë, në ditë në Tiranë, i kushton buxhetit të bashkisë Tiranës pas 14 majit, kur të bëhet falas, 16,5 milionë euro në vit! Gjithë vitin. Në një buxhet bashkie që është 240 milionë euro!!! 6,8% e buxhetit kushton ky premtim që unë kam dhënë për të zgjidhur, problemin, stresin, trafikun, ajrin e ndotur, për të kursyer para në xhepat e qytetarëve, për të ndihmuar studentët, pensionistët.”

Read Previous

Sulmi me armë ndaj Top Channel, gjendet një makinë e djegur në Golem

Read Next

Sulmi dhe vrasja në TCH, reagon Ilir Meta: Epoka e krimit duhet të marrë fund!