Këlliçi: Spektakli i politikës me varfërinë është i pështirë

Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherazi kandidati i opozitës për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi, përmes një statusi në rrjetet sociale, është shprehur se politikanët janë duke bërë spektakël me ndarjen  e ndihmave dhe ushqimeve në fundvit.

Këlliçi e ka cilësuar këtë si të pështirë dhe jo njërëzore.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit

“Që varfëria ka hyrë nëpër shtëpi, këtë e dimë të gjithë, se këtu jetojmë. Tani e dinë edhe këta që janë në pushtet dhe kujtohen për të shpërndarë ndihma. Varfërisë së shpirtit si t’ia bëjmë? Se të troket në derë si babagjysh sa herë afron viti zgjedhor, për të të fotografuar buzagaz duke marrë një vakt, nga ata që nuk të rrisin pensionin por taksat.

Ky spektakël i politikës me varfërinë çdo fundvit është kaq i pështirë, kaq jonjerëzor, duke e ditur se nga ç’duar vjen.

Kësaj i thonë të të trokasë hajduti në derë, e pasi të ka vjedhur gjithë ç’ke, të zgjat një shportë me ushqime, çmimin e së cilës e ka rritur vetë.

Merrini këto ndihma. Janë paratë tuaja”.

Read Previous

Çmimet e larta në prag fundviti, kryeson listën gjeli i detit

Read Next

Aksident masiv në Kinë, me qindra makina përplasen në autostradë