Këlliçi-punonjësve të Bashkisë Tiranë/ “Kush hiqet nga puna, do të rikthehet pas 14 majit”

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, u ka premtuar punonjësve të Bashkisë Tiranë, të cilët po shantazhohen, sipas tij, nga kryebashkiaku Erion Veliaj, se kushdo që hiqet nga puna para 14 majit, pas kësaj date do të rikthehen sërish në punë.

Këlliçi, në një dalje të tij për mediat, theksoi se Veliaj po u bën persion punonjësve të bashkisë që nuk vihen në rresht për të votuar Veliajn.

Ai është shprehur më tej se nuk ka nevojë që punonjësit që janë hequr padrejtësisht nga puna të hapin gjyqe, pas datës 14 maj ata do të rikthehen sërish në punët e tyre sipas Këlliçit.

Erion Veliaj nuk mund të luajë me bukën e administratës, me bukën e punonjësve të thjeshtë dhe me ata që e marrin rrogën, janë të ndershëm, bëjnë punën e tyre, por nuk vihen në rresht për një për të qenë ose aktivistë të Veliajt, ose patronazhistë dhe për të votuar Veliajn.

Marr çdo ditë (mesazhe); ju garantoj jeni shumë, jeni një armatë e tërë që çdo ditë më shkruani në ‘Facebook’ apo në numrin tim personal. Rrini të qetë, asgjë nuk do të ndodhë. Janë presione, janë shantazhe të një personi të dëshpëruar, të një kryetari bashkie që siç më keni thënë ju vetë, po të vendoset kutia e votimit në katin e dytë të Bashkisë Tiranë, unë e mund atë më votë brenda Bashkisë Tiranë!

Këtë realitet, siç e dini ju, e di dhe ai. E rëndësishme është që të jeni të qetë që nuk do të ketë asnjë penalitet dhe të gjithë personat që mund të goditen politikisht për këtë arsye, do të rikthehen në vendet e tyre dhe pa pasur nevojë, Flavio, sepse kemi një problem të madh: Ne kemi dy administrata: njërën që punon dhe njërën që paguhet me vendime gjyqi.

Për të gjithë ata që janë hequr në mënyrë të padrejtë nga puna, nuk ka nevojë për të abuzuar me buxhetin e shtetit, nuk ka nevojë për gjyqe, për të fituar gjyqe. Kush hiqet padrejtësisht nga puna, do të rikthehet në vendin e punës”, tha ai.

Read Previous

Vartësi i Erion Veliajt kërcënoi “me pistoletë në kokë” fituesin e tenderit të Bashkisë

Read Next

Berisha: SHBA të hetojë aferat dhe pronat e Yuri Kim në Shqipëri