Këlliçi: Programi gati, Bashkia Tiranë do t’ju shërbejë, s’do t’i shërbeni

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka njoftuar se programi i tij elektoral është drejt përfundimit dhe së shpejti qytetarët do të njihen me të.

Këlliçi nëpërmjet një statusi në rrjete sociale ka pohuar se programit po i jepet dora e fundit nga ekspertë të shumë fushave.

Ndër të tjera ai shtoi se kostoja e ndërtimit të shkollave në kryeqytet do të njehsohet me atë të BE-së dhe se nuk do të ketë më rrugë me 20 milionë euro kilometric.

“Që ora e Tiranës ka ngelur, këtë ma thonë qytetarët çdo ditë. Ju do të njiheni së afërmi me programin tim. Tani që flasim është në përfundim dhe po i jepet dora e fundit nga ekspertë të shumë fushave. Programi do të mbërrijë në çdo shtëpi. Në vazhdim, askush nuk do të përjashtohet nga mundësia për t’u dëgjuar dhe për të parashtruar kërkesat e veta! Ekipi im përpunon sistematikisht informacionin që marrin nga ju në Turin e Dëgjimit dhe në takimet tona në terren. Bashkia Tiranë do t’ju shërbejë, nuk do t’i shërbeni!

Kostoja e ndërtimit të shkollave në Tiranë do të njehsohet me standardin e BE-së! Asnjë lek më shumë seç paguajnë europianët për shkolla, kopshte, çerdhe, rrugë dhe trotuare! Nuk do të ketë më rrugë me 20 e kusur milionë euro kilometri! Nuk ka në Athinë, nuk ka në Romë, nuk do të ketë as në Tiranë”, shkruan ai.

Read Previous

Von der Leyen: Litiumi dhe tokat e rralla së shpejti do të jenë më të rëndësishme se nafta dhe gazi!

Read Next

Ahmetaj: Jam i pafajshëm për inceneratorët. Rama të bëjë kryeministrin dhe jo gjykatësin